Vodhën kasafortën me 9600 euro në një banesë në Tiranë, burg për Arjan Rapin dhe Ethem Muratajn

schedule12:25 - 12 Shtator, 2020

schedule 12:25 - 12 Shtator, 2020

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Arjan Rapin dhe Ethem Muratajn për një vjedhje të ndodhur më 6 shtator.

Ngjarja ka ndodhur më 6 shtator ne banesën e E.Agasi. Ndërsa, për Dorian Bashon dhe Smajl Shkëmzan është caktuar detyrim paraqitje.

Agasi ka qenë me pushime, dhe kur u kthye, kuptoi që i mungonte kasaforta.

Në kasafortë ndodheshin 9600 euro. Agasi ka bërë hetime personale dhe ka identifikuar targen e makinës.

Mësohet se Ethem Murataj i ka kthyer lekët e vjedhura, ka pranuar fajësinë dhe ka thënë që ishte shoferi. Ai ka treguar edhe vendin ku ndodhej kasaforta.

Kjo provohet nga deklarimet e Arjan Rapit. Ky i fundit ka deklaruar që ka bërë dhe vjedhje të tjera të cilat po hetohen.

Ndërsa, makina e përdorur për vjedhjen është në emër të bashkëshortes së Smajl Shkëmzës. Kasaforta është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. /abcnews.al/