Vodhën furgonin me ndihma, lihen në burg 4 punonjësit e bashkisë së Pogradecit

schedule14:34 - 30 Gusht, 2022

schedule 14:34 - 30 Gusht, 2022

Katër punonjësit e bashkisë së Pogradecit që vodhën ndihmat humanitare që erdhën nga Gjermania për spitalin dhe institucionet arsimore, janë lënë në burg nga gjykata.

Lexo edhe: Vodhën pakot me ndihma, arrestohen 4 punonjës të bashkisë Pogradec

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për të katër të ndaluarit të cilet akuzohen për vjedhje, duke shpërdoruar detyrën e kryer ne bashkëpunim, mase e cila u pranua nga gjykata.

Tri ditë më parë policia e Pogradecit arrestoi përgjegjesin e rrugëve rurale dhe 3 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve publike të bashkisë së Pogradecit, Reshit Fraholli; Raif Mucka; Bektash Xhudellari; Marsel Mucllari pas denoncimit për vjedhjen e ndihmave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!