Vodhën disa banesa, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

schedule11:37 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 11:37 - 5 Dhjetor, 2023

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në Itali për vjedhje. Të arrestuarit janë të moshave, 30, 32, 34 dhe 41 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhjen e 17 banesave në provinca të ndryshme të Lombardisë.

Hetimi filloi me identifikimin e një makine të vjedhur, e cila përdorej nga grupi i shqiptarëve. Ata përdornin targa të klonuara nga makina të tjera, gjë që vështirësonte gjurmimin e tyre nëpër qytet.

Gjatë kontrollit fizik në banesat e tyre, policia gjeti makina, veshje që përdoreshin për vjedhje, para, ora dhe sende me vlerë. Shqiptarët ndodhen në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia italiane./abcnews.al