Qindra të rinj grek ishin mbledhur në shesh dhe kishin hapur kanaçet e birrave për të festuar, duke thyer karantinën e vendosur për koronavirusin, raportojnë mediat greke.
Ata dolën në periferinë e Aghia Paraskevi në Athinë për të dëfryer me birra. Policia i paralajmëroi tubuesit që të shpërndahen, por ata kanë refuzuar këtë thirrje.
Pas kësaj, pati përleshje mes policisë dhe njerëzve që ishin mbledhur për të festuar.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=330&v=RHztKoqZ42E&feature=emb_title