Vlorë, shtohen sipërmarrësit e huaj/ Kananaj: Këtë vit 100 sipërmarrje të reja me pronarë të huajt

schedule15:40 - 7 Nëntor, 2023

schedule 15:40 - 7 Nëntor, 2023

Të huajt po e zgjedhin Vlorën jo vetëm për të pushuar gjatë verës por edhe për të ngritur sipërmarrjet e tyre.

Gjatë këtij viti në qytetin bregdetar janë hapur rreth 100 biznese me pronarë shtetas të huaj, kryesisht italiane.

Janë biznese që operojnë në sektorin e turizmit.

Drejtori i tatimeve në Vlorë, Sokol Kananaj thotë se ndryshe nga vitet e shkuara këtë vit ka më pak sipermarrje të mbyllura.

Në Vlorë përgjatë vijës bregdetare operojnë rreth 325 biznese , me fokus kryesor turizmin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!