Një denoncim është depozituar në Policinë e Vlorës nga pronari i një exchange-i në qytet, i cili pretendon se një punonjëse e punësuar vetëm prej një dite është larguar nga vendi i punës pasi ka marrë një shumë prej 5 mijë eurosh.
Sipas kallëzimit, pas marrjes së parave, punonjësja nuk është paraqitur më në ambientet e exchange-it dhe nuk ka dhënë shpjegime për situatën. Pronari i subjektit ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për verifikimin e rrethanave të ngjarjes.
Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet përkatëse për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.


