Vlorë/ Përfshihet nga flakët një automjet, dyshimet e para

schedule08:44 - 7 Tetor, 2025

schedule 08:44 - 7 Tetor, 2025

Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme te tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës në Vlorë.

Automjeti ishte në lëvizje kur ka marrë flakë, ndërsa kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse duke bërë që automjeti të mos digjej plotësisht.

Sipas infornacioneve të para, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike në mjet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!