Vlorë, një 40 vjeçar tentoi t’u vinte zjarrin dy fëmijëve të vegjël

schedule13:19 - 9 Dhjetor, 2018

schedule 13:19 - 9 Dhjetor, 2018

Një 40 vjeçar ka tentuar t’u vërë flakën dy fëmijëve e tij. Ai i ka spërkatur me benzinë, por fatmirësisht ka ndërhyrë policia duke arritur t’i shpëtojë në kohë. Gjithçka ka ndodhur kur Zigur Lleshi është nisur nga shtëpia me fëmijët e mitur 3 dhe 4 vjeç dhe ka dalë në rrugë. Ai ka njoftuar të vëllanë se do vriste fëmijët dhe veten. Në këtë kohë vëllai ka njoftuar policinë, e cila e arrestoi Lleshin me një bidon me benzinë. Policia hyri në negociata deri sa bindi 40 vjeçarin i cili u arrestua. Ndërkohe nëna e të vegjëlve ishte larguar një ditë më parë nga shtëpia nga frika e bashkëshortit, pasi sipas saj ai pinte alkool dhe ishte i dhunshëm. /abcnews.al