Vlorë/ Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare, pranga 49-vjeçarit

schedule13:04 - 25 Prill, 2023

schedule 13:04 - 25 Prill, 2023

Një 49-vjeçar u vu në pranga nga policia pasi kishte ndërtuar pa leje në vijën bregdetare.

Shtetasi A.D po kryente punime pa leje, në vijën bregdetare, në lagjen “Uji i Ftohtë”, kur shërbimet e policisë ushtruan kontroll në këtë zonë.

Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasi A. D. kishte nisur të ndërtonte një objekt, pa lejen e organeve kompetente.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare, në Vlorë, vihet në pranga 49-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime pa leje, në vijën bregdetare, në lagjen “Uji i Ftohtë”, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.

Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasi A. D. kishte nisur të ndërtonte një objekt, pa lejen e organeve kompetente.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua shtetasi A. D., 49 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!