Vlorë/ Motomjeti del nga rruga, arrestohet drejtuesi 33 vjeçar. Plagoset rëndë nëna e tij

schedule12:27 - 16 Qershor, 2025

schedule 12:27 - 16 Qershor, 2025

Një 33 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës. Në rrugën ‘Livadhja-Shalës’, motomjeti që ai drejtonte doli nga rruga dhe për pasojë mbeti e plagosur rëndë nëna e tij e cila ndodhet në spitalin e Traumës.

“A. Xh., 33 vjeç, banues në Livadhja, pasi duke drejtuar motomjetin, në rrugën “Livadhja-Shalës”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar rëndë pasagjerja, nëna e tij, shtetasja A. Xh., 59 vjeçe, e cila po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë. “ / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!