Vlora këtë verë ka qenë zgjedhja e shumë të huajve, veçanërisht italianëve. Nga 1 mijë e 600 persona që mbërritën në port mëngjesin e të hënës 1 mijë e 500 ishin me pasaportë italiane.
Shqipëria me gjithë çfarë ofron bukuritë natyrore dhe mikpritjen e njerëzve i ka befasuar. Thonë se do ta vizitojnë sërish me miq e të afërm.
Përveç turistëve nga Italia, në Vlorë nuk mungojnë as vizitorët nga Polonia apo Ukraina.
Shefi i përpunimit të trageteve thotë se në dy javët e para të gushtit përmes portit të qytetit kanë hyrë rreth 28 mijë persona.
Përgjatë korrikut, numri i udhëtarëve që mbërritën në port ishte 15 për qind më i lartë krahasuar me vitin e shkuar, edhe gushti pritet të ketë të njëjtën ecuri./abcnews.al