Vlorë/ Lejoi derdhjen e ujërave me përbërje të panjohur në det, pranga inxhinierit të ndërtimit

schedule11:42 - 6 Prill, 2025

schedule 11:42 - 6 Prill, 2025

Një 45-vjeçari i janë vënë prangat nga Policia e Himarës pasi ka lejuar derdhjen e ujerave me përmbajtje të panjohur në det.

Ai është inxhinier në një kompani ndërtimi, që po kryente punime në zonën e Palasës.

Më 5 Prill ai ka lejuar derdhjen e ujërave me përbërje të panjohur nga zona e punimeve ndërtimore, duke shkaktuar kështu ndotje në gjirin e Dhralesë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!