Vlorë/ Kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë, shpallen në kërkim shqiptari, marokeni dhe italiani

schedule15:41 - 2 Shtator, 2024

schedule 15:41 - 2 Shtator, 2024

Tre persona me shtetësi të ndryshme janë shpallur në kërkim pasi kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë.

Punonjësi e policisë kanë ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit”, Vlorë, ku gjatë detyrës janë kundërshtuar me forcë nga një shtetas shqiptar, një shtetas maroken dhe një shtetas italian, të tre banues në Itali.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al