Nga Elton Nikaj
Studentet e universitetit Ismail Qemali në Vlorë tregojnë interes të ulët për t’u vaksinuar. Mjekia Leneida Kamberaj tregon se në Fakultetin e Shkencave Humane prej së hënës janë vaksinuar vetëm 11 studente. Ajo thotë se të rinjtë kërkojnë vetëm një vaksinë.
“Inters shumë i ulët është se studentët mendojnë se mësimin do ta bëjnë online. Një pjesë kërkojnë Pfizer sepse duan qe t’iu njihet edhe jashtë kanë edhe frikë nga këto hipotezat që nxjerrin”.
Ka nga ata studentë që pranojnë të humbasin vitin arsimor.
“Presim për një vendim të dytë, nuk e bëj për momentin, sa të bëhet zyrtare zyrtare. Mund të mos bëj mësim, mos të regjistrohem”, tha një student.
“Jo dhe nuk e bëj”, shtoi një tjetër.
Sot në fakultetin e shkencave humane u vaksinuan vetëm katër studentë
“Po e kam kryer, është zgjedhje personale. Mendoj se kujedsi asnjëherë nuk është i tepërt”, deklaroi një student tjetër.
Sipas urdhërit në fuqi, të hënën do të lejohen vetëm studentët që kanë marë qoftë dhe një dozë të vaksinës dhe ata që paraqesin tampon negativ për çdo javë. /Abcnews.al