Vlorë, i dënuar me burg, arrestohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim

schedule13:23 - 22 Mars, 2024

schedule 13:23 - 22 Mars, 2024

Një 39-vjeçar është arrestuar këtë të premte në fshatin Tragjas të Vlorës.

39-vjeçari u arrestua duke prerë dru në kundërshtim me ligjin, mirëpo rezulton se ka qenë i shpallur në kërkim dhe i dënuar i dënuar me burg për kanosje.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, në fshatin Tragjas, kanë kapur në flagrancë duke prerë dru, në kundërshtim me ligjin, një 39-vjeçar, banues në Korçë.

Nga verifikimet rezultoi se 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia e Korçës, pasi Gjykata e Apelit në Tiranë, me vendimin e datës 07.11.2023, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Kanosja”.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!