Vlorë, humb jetën në det 60-vjeçari

schedule11:10 - 28 Qershor, 2019

schedule 11:10 - 28 Qershor, 2019

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Vjetër në Vlorë. Ai ka ndërruar jetë sapo ka rënë në kontakt me ujin. Ngjarja ka ndodhur në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia thotë se nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të rënda. Dyshohet se vdekja i është shkaktuar nga ataku kardiak. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al