Vlorë, goditi me thikë një të ri, policia nis punën për kapjen e autorit

schedule14:01 - 13 Korrik, 2024

schedule 14:01 - 13 Korrik, 2024

Policia e Vlorës ka nisur punën për kapjen e një 40-vjeçari, pasi ditën e djeshme goditi me thikë një të ri.

Ngjarja ka ndodhur të premten në lagjen “Pavarësia”, ku shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i castit, për motive të dobëta.

Për sa i përket të lënduarit, 23 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Referoi materiale në Prokurori dhe punon për kapjen e shtetasit 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin 23 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”,thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!