Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”. Goditet grupi kriminal në Vlorë. Shtatë persona kanë rënë në pranga, mes të cilëve shtatë shtetas të huaj dhe dy shqiptare.
Sipas policisë, këta shtetas veproni si grup ku siguronin drogëra të ndryshme që i ndanin në doza dhe u shisnin turistëve dhe pushuesve gjatë një festivali të organizuar në plazhin e Delisufit në Vlorë.
Me cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi doza dhe tableta të lëndëve narkotike kokainë, MDMA, ekstazi, LSD dhe kanabis, 1800 euro të përfituara nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 automjete.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/