Vlorë/Familja e vrasësit braktis shtëpinë

schedule11:48 - 12 Gusht, 2018

schedule 11:48 - 12 Gusht, 2018

Dalin detaje të reja për ngjarjen makabër me tetë të vrarë në Resulaj të Selenicës. Burime nga grupi hetimor bënë me dije për ABC News, se pas vrasjes së tetëfishtë, autori Ridvan Zyka ka filmuar me telefonin e tij pasojat tragjike që la pas bresherisë së kallashnikovit dhe videon e rregjistruar ua nisi në rrjete sociale kushërinjve të tij. Autoritetet po e mbajnë Zykajn në ambientet e Policisë së Vlorës dhe pritet që ai të dalë nesër për masë sigurie.

Ndërsa prindërit, vëllai dhe motra e autori të tetë kusherinjve kanë braktisur shtëpinë në Resulaj të Selenicës. Policia, menjëherë pas ngjarjes, i ka marrë në mbrojtje dhe banorët e tjerë nuk kane informacion për vendodhjen e tyre. Frika e hakmarrjes bëri që forcat e policisë të përgatisnin një plan mbrojtje për familjarët e Ridvan Zykës, vrasësi që në pak minuta ekzekutoi tetë persona, midis tyre dhe një fëmijë. Një ditë pasi iu dha lamtumira e fundit 8 viktimave, në fshat njerëzit nuk vazhdojnë jetën normalisht. Ata ende janë në orët e pikëllimit dhe flasin për atë që ka ndodhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!