Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vlorë/ E mitura tenton vetëvrasjen me armë zjarri. Në gjendje të rëndë, niset drejt Traumës

schedule13:21 - 14 Korrik, 2025

schedule 13:21 - 14 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku një vajzë 17 vjeçare ka tentuar t’I japë fund jetës me armë zjarri.

Adoleshentja ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve që I ka shkaktuar vetes në kokë.

Sipas bluzave të bardha, 17-vjeçarja ka qënë e vetëdijshme kur ka mbërritur në ambientet e spitalit të Vlorës, por në momentin e parë ajo ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në koma. Sipas mjekëve ka dy dëmtime në kokë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në mesditë ndërsa e reja u dërgua në spital nga vetë familjarët.

Dyshimet paraprake janë për tentivë vetëvrasje nga ana e 17-vjeçares, siç edhe policia e njoftoi zyrtarisht.

Pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Vlorës, 17 vjeçarja u dërgua drejt Traumës në kryeqytet për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sipas mjekëve 17-vjeçarja është e intubuar ndërsa qëndrimi i saj ende në jetë është për shkak se gjaku ka dalë jashtë kokës dhe nuk ka hemorragji./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!