Dalin detaje të reja nga djegia e automjetit të kryetarit të bashkisë Vlorë, Dritan Leli.
Burimet nga grupi hetimor njoftojnë se ende nuk është përcaktuar, nëse bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme ose jo, por dyshimet mbeten të forta.
Policia ndërkohë, ka sekuestruar të gjithë kamerat që ndodhen pranë zonës, dhe është duke punuar për hetmin e disa personave, të cilët kanë qenë pranë vendit të ngjarjes.
Grupit hetimor është fokusuar te dy persona me motorr të cilët janë parë në vendin e ngjarjes./abcnews.al