Vlorë/ Aksidentohet një i mitur, drejtuesi i automjetit shoqërohet në polici

schedule20:12 - 24 Janar, 2024

schedule 20:12 - 24 Janar, 2024

Një 15-vjeç është aksidentuar mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Fatmirësisht, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor në spital.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!