Vlorë/ 35 vjeçari përplas me makinë të miturin

schedule13:48 - 3 Janar, 2024

schedule 13:48 - 3 Janar, 2024

Një aksident është shënuar këtë të mërkurë në Vlorë. Një 35 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka përplasur një të mitur, rreth 8 vjeç, i cili është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”. Drejtuesi është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!