Vlora vijon të jetë e mbushur me të huaj në këtë fund tetori, ndërsa kryeson në listën e destinacioneve më të vizituara në vend. Moti i ngrohtë ka sjellë edhe një numër të lartë të pushuesve në plazh.
“Jam nga Franca. Vlora është qytet shumë i këndshëm. Plazhi gjithashtu shumë i bukur, të ofron gjithçka dhe po e shijojmë shumë.”
Për operatorët turistikë kjo vjeshtë ka qenë e mbarë në Vlorë, ku gjysma e hoteleve gjatë këtij muaji ishin të prenotuara, ndërsa vijojnë kërkesat edhe për ne nëntor.
“Vlora është një qytet që i përmbush të gjitha kushtet. Jemi mirë. Nuk kemi rënë gjatë tetorit nën 50%. Nuk jemi më qershoir korrik gusht, por vazhdon deri në tetor. Po shkojmë atje ku kemi planifikuar te 150 ditëshin. Nga viti në vit zgjerohet do të kemi një turizëm gjithëvjetor.”
Ne këtë periudhë turistët shfrytezojnë kryesisht turizmin kulturor dhe Vlora është gjithnjë ndalesë kryesore e të huajve që vizitojnë Shqipërinë.
“Akomodohen në Vlorë por vizitojnë Beratin, Gjirokastrën, shpenzimet e tyre janë më shumë në udhëtim dhe të gjithë marrim nga pak. Më pozitivja në këtë pjesë është që riveë që po merr qyteti i Vlorës janë shumë pozitive.”
Operatorët turistikë janë optimistë për një sezon edhe më të mbarë vitin e ardhshëm, nisur nga kërkesat janë të larta, ndikuar edhe nga nje mundesi e re, aeroporti i Vlorës, i cili pritet të hapet ne pranvere./abcnews.al