Vlora po përgatitet për festën e flamurit. Në prag të 111 vjetorit të pavarësisë nxënës të shkollave 9 vjecare janë bërë pjesë e rendësishme e ditëve festive.
Këto ditë, të vegjlit po bëjnë rolin e ciceronit në muzeun e qytetit. Në këtë mënyrë ata njihen më shumë me historinë dhe ua përcjellin vizitorëve.
“Kam rolin e ciceronit. Si fillim mësojmë përbajtjen dhe kur vinë njerëzit iu tregojmë. Shumë interesante.”
Projekti “Ciceroni i vogël” më nxenes te shkollave 9 vjecare vjen edhe kete nëntor në muzeun e Pavarësisë në Vlorë me qellim përshirjen e femijeve në aktivitetet festive të nëtorit, por mbi të gjitha që të vegjlit të njihen me historinë./abcnws.al