Rreth 117 mijë qytetarë vlonjat do t’i drejtohen nesër kutive të votimit në Vlorë, ku do të mbahen zgjedhjet lokale për drejtuesin e bashkisë. Rreth mesditës kanë mbërritur dhe materialet e para zgjedhore në KZAZ nr 84. Në total në qytetin bregdetar janë rreth 68 qendra votimi ku qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre të lirë për përfaqësuesin e tyre.
Në Vlorë, dorëheqja e Ermal Dredhës çoi bashkinë ne zgjedhje të parakohshme. PS zgjodhi për kandidate Brunilda Mersinin, e cila sapo kishte pranuar mandatin e deputetes nga zgjedhjet e 11 majit.
Nga opozita jane dy kandidatë. Dionis Sota i pavarur por i mbështetur nga PD, dhe Gjergji Nika, demokrati i cili nuk mbështetet nga partia por do te dublojë kandidatin tjetër opozitar.
Në këtë qark, PD në fushatë mbeti edhe pa drejtues politik, me doreheqjen e Bujar Leskajt. / abcnews.al/

