Në bregdetin e Vlorës ende nuk ka nisur fluksi dhe pse kjo e diel ishte e ngrohtë. Por qyteti bregdetar pati atmosferë pasi bashkia, sikurse ajo e Tiranës e kishte lëne për të festuar Ditën e Verës.
Një diell i ngrohtë dhe det i qetë. Por në zonën e plazhit pranë Akademisë së Marinës në Vlorë të rrallë ishin ata që hynë në det këtë të diel.
Bregdeti ishte populluar nga vizitorë thjesht për një shëtitje apo kafe pranë Jonit. Por Bashkia e Vlorës duket ashtu sikur Tirana festoi Ditën e Verës. Koncerte të organizuara në Lungomare mblodhën shumë njerëz.
Në Vlorë përllogariten shumë pushues fundjavash apo vizitorë ditor. Lokalet janë të hapura, dhe ne ditët e ngrohta ata janë me fat.
Dhe pse kanë nisur përgatitjet për sezonin turistik, këtu ka shumë për t’u bërë. Brezi i rërës duket më i pastër se herët e tjera në të njëjtën periudhë, por ajo fare e bën një bregdet joshës për shumë njerëz nuk ka ndodhur akoma./abcnews.al