Shezlongët kanë mbetur bosh në Vlorë.
Është thuajse mesi i sezonit turistik por në plazhet e qytetit bregdetar ka më pak pushes se vitin e shkuar.
Rritja e çmimeve besohet të jetë një nga arsyet që ka larguar turistët nga jugu i vendit.
Numri i ulët i pushuesve ka zhgënjyer operatorët turistikë të cilët nuk ngurrojnë të pranojnë rritjen e cmimeve me afro 15%.
Arsyet sipas tyre janë disa.
Edhe në Sarandë numri i pushuesve është i ulët. Ndryshe nga vitet e shkuara këtë vërë ata që kanë zgjedhur jugun kanë zgjedhur të kursejnë duke u akomoduar në aparamente e jo hotele.
Por jo vetëm jugu. Edhe ne plazhet në veri të vendit cmimet kanë ndryshuar. Në Velipojë pushuesit thonë se po paguajnë më tepër se vjet, kryesisht për apartamentet.
I vetmi që i ka rezituar dallgës së rritjes së cmimeve duket se është Durrësi.
E vetmja gjë që duket se ka ndryshuar në Durrës këtë vit është numri më i ulët i pushuesve besnik, atyre nga Kosova.
Megjithate operatoret turistike thone se pjesa më e madhe e hoteleve në Durrës janë të rezervuara deri në vjeshte më turistë nga shtete të ndryshme të Europës./abcnews.al