Vlora del nga “harta”, 136 raste me COVID në vend, humb jetën një pacient në 24 orët e fundit

schedule17:50 - 15 Qershor, 2021

schedule 17:50 - 15 Qershor, 2021

8 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga 3375 testime të kryera në total. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 2 raste në Tiranë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Lezhë, Has.

Aktualisht janë 136 raste aktive në vend.  Ndërsa Vlora bëhet qarku i parë që del nga harta COVID. Ndërkohë në 24 orët ka humbur betejën me COVID një qytetar 73 vjeç nga Tirana.Janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,879 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSH.

Statistika (15 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 19
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,375

Testime totale 762,976
Raste pozitive 132,469
Raste të shëruara 129,879
Raste Aktive 136
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43
Tiranë 37
Berat 17
Durrës 11
Lezhë 7
Elbasan 6
Gjirokastër 6
Korçë 3
Dibër 3
Fier 2
Kukës 1

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!