Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës, Ermal Dredha nuk e sheh si rival të fortë, kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharra.
Në një intervistë për ABC News, Dredha u shpreh se Vlora është bastion i socialistëve dhe në këto vite janë kryer investime, të mbështetura nga qeveria.
Sipas Dredhës, investimet dhe vizioni i kryeministrit Edi Rama, janë një tregues që Vlora do të vazhdojë majtas.
“Çdo njeri ka vendin e vet në të gjithë këtë proces. Nuk e shikoj si një rival të fortë, me thënë të drejtën. Kjo edhe për shkak të kontekstit që ka vetë Vlora. Është një bastion i majtë, është një bastion i majtë, është një bastion socialist. Aq më tepër, kemi edhe parasysh të gjitha investimet që ka bërë qeveria socialiste dhe kryeministri i vendit tonë, zoti Edi Rama. Ka vendosur një vizion shumë të qartë se ku do të jetë ose ku do të projektohet Vlora në 10 vitet e ardhshme. Mendoj se të gjitha këto investime që janë bërë, janë një tregues që Vlora do të vazhdojë majtas”, theksoi ai./abcnews.al