Vlonjatja kursen plot 2015 euro me qindarka çdo ditë, vendos t’i shpenzojë për udhëtime në botë

schedule08:39 - 10 Janar, 2023

schedule 08:39 - 10 Janar, 2023

Valbona është shqiptarja që është bërë virale në rrjet. Ajo është nga Vlora, por jeton prej vitesh në Itali dhe ka bërë një gjest shumë interesant. Vetëm 22 vjeç, Valbona ka mbledhur shumë qindarka në arkën e kursimit. Edhe kur i ka hapur, ka zbuluar që ishin plot 2015 euro.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Valbona ka treguar se ka vendosur t’i shpenzojë për udhëtime. Ajo ka nisur nga Siçilia dhe do të shkojë edhe në Turqi me familjen.

“2015 euro për një vit. Kam shkuar në Siçili, në Katania sepse nuk bëhet e gjitha. Po të ishte verë do shkonim edhe në det. Kam edhe plane për vende të tjera. Nuk është se kam shpenzuar shumë. Biletën e kam blerë diku 24 euro vajtje-ardhje. Unë jetoj në Perugia, prandaj jam nisur edhe këtu.

Unë kisha në plan t’i shfr ytëzoja për udhëtime, të dalin sa të dalin. Unë hidhja nga 2 euro në ditë, varet nga mundësia në ditë. Unë punoj estetiste, po këtu nuk të lë njëri bakshish. Edhe familja ka kontribuar sepse edhe me ata do të bëjë pushime. Kemi menduar që disa ditë të shkojmë në Turqi.

Në 2018 ka qenë udhëtimi im i parë. Ika në Greqi vetëm dhe qendrova 2 muaj”, u shpreh ndër të tjera ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!