Me një përmbysje të madhe në transfertë, Vllaznia është kualifikuar në raundin e dytë të Konferencë Ligës. Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, skuadra shkodrane fitoi 4-2 në transfertën letoneze kundër Daugavpils.
Në një sfidë emocionuese Vllaznia kaloi në epërsi me Mensah. Por vendasit kthyen shifrat me dy gola të shpejtë. Gjithsesi, në shtesën e pjesës së parë, Jago barazoi sërish rezultatin.
Pas pushimit, Vllaznia gjeti edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës. Në fillim Dodaj dhe më pas Mala shënuan golat e fitores dhe kualifikimit për Vllazninë, që siguron biletën për në raundin e dytë kualifikues në Konferencë Ligë./abcnews.al

