Vllaznia e ka fituar ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë me Burrelin. Në Shkodër kualifikimin nuk e vënë në diskutim dhe trajneri Mirsad Jonuz ka planifikuar të bëjë ndryshime në formacion. Pritet që në fushë të zbresin ata lojtarë që nuk kanë pasur hapësira në kampionat.
Vetë klubi shkodran e njofton diçka të tillë dhe kjo shikohet si pozitive për të rinjtë që do të aktivizohen, duke bërë që ata të jenë edhe më të gatshëm për ndeshjen e së dielës me Kukësin në kampionat.
Ndërkohë ka dalë edhe njoftimi për biletat e kësaj ndeshjeje, që nis prej orës 14:00. Një biletë në tribunën D do të kushtojë 200 lekë, kurse në tribunat A dhe B 300 lekë. Në shitje do të ketë bileta edhe për tribunën VIP dhe ato kushtojnë 500 lekë. /abcnews.al