Vllaznia, Osmani: Mungonte ideja për pasën e fundit

schedule22:01 - 24 Nëntor, 2023

schedule 22:01 - 24 Nëntor, 2023

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, deklaroi pas barazimit pa gola ndaj Laçit se skuadra e tij po kalonte një moment të vështirë për shkak të dëmtimeve e mungesave të shumta të lojtarëve cilësorë.

“Mendoj se probleme kishim në 20 metrat e fundit të kundërshtarit ku mungonte ideja për të dhënë pasimin e fundit, disa herë që depërtuam ishim shumë statik në zonë.

Mungesat e Balajt dhe Malës? Bëhet fjalë për lojtarë cilësorë. Veçanërisht Balaj të ishte sot, me këto raste që krijuam do të kishte shënuar gol, se është tipik lojtar sulmues, që ndjen topin, sulmon hapësirën. Ishte evidente mungesa e Balajt, por edhe e Malës sigurisht.

Ndryshimi mes kampionatit shqiptar me maqedonas? Kampionati shqiptar është shumë më i mirë, shumë ekipe më cilësorë. Kurse në Maqedoni ka shumë pak ekipe cilësore dhe është e dukshme që kampionati i Shqipërisë është shumë më i fortë.
Këto lojtarë kemi në dispozicion. Unë si trajner i ri jam munduar në këtë periudhë që të nxjerr maksimumin nga çdo lojtar. Sigurisht që ka potencial për të fituar ndeshje, edhe pse dëmtimet e lojtarëve cilësorë që janë, shihet edhe mungesa e tyre. Na kthehen lojtarë por na dëmtohen të tjerë. Kështu që është edhe pak fati sa i përket këtyre dëmtimeve. Nuk mund të koordinohemi të kemi të gjithë ekipin.

Ne do të mundohemi, këto lojtarë janë, nuk mund të bëjmë asnjë hap, Por përsëri thashë se mungesa bën të vetën. Shpresojmë të na kthehet Mala, Balaj kthehet, Hakaj u kthye sot dhe jam i kënaqur me lojën e tij. Mendoj se duhet të presim rezultate më të mira se nuk jemi në pozita ku të bëjmë llogari”, tha Osmani për ”MCN” në fund të ndeshjes ndaj Laçit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!