Vllaznia nuk ndalet te fjalët, shkresë për përjashtimin e dy arbitrave

schedule10:14 - 2 Prill, 2022

schedule 10:14 - 2 Prill, 2022

Vllaznia nuk fitoi dot ndaj Partizanit në duelin e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Kjo ndodhi edhe për shkak se në fund iu anulua një gol i Aralica me VAR.

Në kampin shkodran nuk janë dakord me vendimin e arbitrave, ndërkohë që kanë nxituar të dërgojnë edhe një shkresë në FSHF.

Sipas “Shkodra Sport” Vllaznia ka kërkuar përjashtimin nga Superiorja të arbitrave Olsid Ferataj dhe Andi Koçi. I pari ishte kryesor në Partizani-Vllaznia, kurse tjetri në VAR.

Sigurisht në shkresë është kërkuar që këta arbitra të mos jenë më të përzgjedhur në ndeshjet e Vllaznisë, pasi është e pritshme që kërkesa për përjashtimin e tyre të marrë mbështetje. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!