Vllaznia në 3 ndeshjet e fundit të luajtura në “Abissnet Superiore” ka arritur të marrë vetëm 1 pikë kundër Egnatias. Paraqitja e skuadrës në ndeshjet e fundit nuk kanë qenë të mira duke larguar shkodranët nga skuadrat e kreut.
Për Vllazninë ka menduar t’i vijë në ndihmë kalendari, për ta nxjerrë nga situata ku ndodhet.
Shkodranët do të luajnë 5 ndeshje radhas në shtëpinë e tyre çka do të thotë se ky është një lajm i mirë për “kuq e blutë”.
E para është ndeshja me Pogradecin, ndeshja e kthimit në “Kupën e Shqipërisë”, për të vijuar më pas me Kastriotin në kampionat, ku do mbyllet edhe faza e parë e “Abissnet Superiore”.
Vllaznia në fazën e dytë do të luajë 3 takime të tjera në shtëpinë e saj dhe vetëm 1 në transfertë, që do të thotë se renditja në tabelën e klasifikimit mund të ndryshojë dhe skuadra e drejtuar nga Thomas Brdaric mund të marri rezultatet e kërkuara. /f.a/abcnews.al