Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Laçit dje dhe siguroi kalimin në finalen e Kupës së Shqipërisë. Rikthim pas 11 viteve në finale për ekipin shkodran, që kohët e fundit ka pësuar shumë kritika.
Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta ka reaguar me anë të një postimi në “Instagram”, duke thumbuar kritikat e shumtë, teksa falënderon shokët e skuadrës për triumfin ndaj bardhezinjve të Duros.
“Vllaznia nuk ka sulm, Vllaznia nuk ka mesfushë, Vllaznia gabon në mbrojtje, Vllaznia nuk ka lider, Vllaznia kshu e ashtu… Bravo çuna, po i riktheni buzëqeshjen qytetit“, shkruan mbrojtësi shkodran. /abcnews.al