Skuadra e Vllaznisë fitoi me përmbysje me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë përballë Kamzës. Shkodranët hedhin një hap të madh drejt kalimit në turin tjetër. Kukësi u mund nga Apolonia.
Vllaznia arriti një fitore me mjaft vlera përballë Kamzës në ndeshjen e vlefshmer për Kupën e Shqipërisë. Shkodranët përmbysën disavantazhin e pjesës së parë dhe objektivi për kalimin në turin tjetër është një hap larg.
Kamza e nisi takimin me formacionin 4-4 11 ndëkohë që Vllaznia u zbriti në fushë me formaconin sulmues 3-4-3. Goli i zhbllikimit të rezultatit erdhi në minutën e 19. Mehmeti finalizon në gol një aksion perfekt mes Fukuit dhe Martinenes.
Në minutën e 29, gabimi i mbriojtjes së Kamzës për pak sa nuk sjell barazimin por topi shkon ngjitur me shtyllën. Në fundin e pjesës së parë, Malota tenton të realizojë me kokë por topi përfundon fare pranë shtyllës.
Pjesa e dytë e sfidës nis në sulm për Vllazninë që realizon në minutën e 58. Gurishta gjen saktë Markun që fiton duelin ajror me mbrojtesit e Kamzës duke mbvendosur barazpeshën. Sfida bëhet akoma më interesante pas këtij goli. Trajneri Gilman Lika bën disa zëvendësime që dhanë efektin e duhur. Vllaznia realizon golin e fitores në të 75 minutë me anë të zhunior i cili ndihmohet nga gafa e portierit Avdyli.
Vllaznia në festë dhe arrin të mbrojë rezultatin deri në fundin e takimit. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në datën 6 Shkut në fushën e Kamzës. Në takimet e tjera, Luftëtari fitoi 3-0 ndaj Egnatias, Teuta fitoi 3-1 ndaj Lushnjes , Kukësi u mund 2-1 nga Apolonia ndërkohë që Bylis fitoi pastËr 2-0 ndaj Laçit./abcnews.al