Vllaznia fillon me rinovimet, “Kuqeblutë” zgjasin kontratën me “yllin” e prapavijës

schedule16:56 - 22 Maj, 2024

schedule 16:56 - 22 Maj, 2024

Pas një sezoni fantastik ku luftuan deri në fund për titullin kampion, “Kuqeblutë” e Vllaznisë kanë vendosur të zgjasin me një tjetër vit bashkëpunimin me “shtatlarin” e qendrës së mbrojtjes, Milos Stojanovic.

Njoftimi për rinovimin e 27-vjeçari serb me shkodranët erdhi nga vetë klubit, me këta të fundit që e sollin mbrojtësin në “Loro Boriçi” gjatë verës së kaluar dhe gjatë këtij sezoni ballkanasi ka treguar veten teksa ka qenë një garanci në prapavijë.

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës edhe për një sezon tjetër me futbollistin Milos Stojanovic”, lexohet në komunikatën e Vllaznisë, e cila është skuadra e tretë për Stojanovic në Superiore, pas Bylisit e Kastriotit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!