Vllaznia dhuratë femrave në muajin ‘Rozë’, dalin në shitje biletat për ‘Klasiken’ kundër Tiranës

schedule09:53 - 28 Tetor, 2021

schedule 09:53 - 28 Tetor, 2021

Pas derbit të kryeqytetit që dhuroi spektakël, por edhe kontestime nga ana e Partizanit për gjykimin, menjëherë përqendrohemi te ndeshjet e javës së shtatë të “Abissnet Superiore”.  Një javë e mbushur me përballje të forta që spektaklin e kanë të garantuar. Klasikja e futbollit mes Vllaznisë dhe Tiranës është njëra nga takimet interesante që zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, ora 16:45.

Për këtë takim shkodranët kanë  nxjerrë në shitje edhe biletat. Shitja e tyre nis që ditën e sotme, në sportelet që qëndrojnë të hapura nga ora 10:00-18:00.

Për këtë ndeshje “kuq e blutë” kanë një dhuratë për femrat, të cilat do të lejohen të hyjnë në stadium pa qenë e nevojshme të paguajnë për bileta. Jemi në muajin “Rozë” dhe kjo është një mbështetje për të gjitha femrat që luftojnë me kancerin e gjirit, dhe prandaj drejtuesit kanë menduar t’i surprizojnë ato. /f.a/abcnews.al