Skuadra e Vllaznisë po merr formë dhe është gati për sezonin e ri. Klubi shkodran ka njoftuar zyrtarizimin e sulmuesit brazilian Dos Santos. Një përforcim i rëndësishëm në fazën offensive që do të shtojë akoma më tepër cilësinë në skuadrën e Vllaznisë.
Vllaznia bën një tjetër goditje në merkato. Mesditën e sotme është firmosur kontrata me futbollistin brazilian Emerson Brito Dos Santos. Ai luan në pozicionin e sulmuesit të mirëfilltë dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa ekipe në Brazil, mes te cilëve edhe me klubin e njohur të Palmeirasit, ndërkohë që sezonin e kaluar ka luajtur ne Oman.
Emerson ka firmosur një kontratë një vjeçare me klubin tonë, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Me ardhjen e këtij lojtari, skuadra merr edhe më shumë formë edhe në repartin e sulmit, por drejtuesit e klubit janë duke punuar edhe për përforcime të tjera.
Vllaznia është përfshirë nga ndryshimet jo vetëm në organikën e lojtarëve por edhe atë drejtuese ku trajneri nga Maqedonia e Veriut Mirsad Jonuz do të drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm./ABC News Albania 24/7