Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vllaznia 99% kampione”, Duro: Do e lija skuadrën! Skënderbeu? E kisha frikë këtë ndeshje

schedule15:08 - 13 Mars, 2021

schedule 15:08 - 13 Mars, 2021

Shpëtim Duro, trajneri i Laçit, pas ndeshjes me Skënderbeun foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport:  “E kam thënë edhe më parë që është ndeshje e vështirë, pasi bënë ndeshje të mirë me Partizanin dhe kanë cilësi.

Rrapaj e Mara, të dy talente, ishin në stol me Partizanin, sa për të kuptuar cilësitë. E kisha frikë si ndeshje, por kur shënohet goli bëhet më e thjeshtë. Skuadra ishte serioze gjithë lojës”, tha fillimisht Duro.

“Këto janë ndeshje të vështirë, edhe pse opinionin mendon ndryshe. U thashë djemve që luajtëm mirë me Apoloninë. Ishte vazhdimësi e asaj ndeshje kjo fitore. E kam thënë që Vllaznia do ishte kampion atëherë. Po të kisha qenë me atë diferencë, 14 pikë, do e lija skuadrën.

Ndaj thashë se janë 99% kampionë. Ndeshja e kupës me Partizanin është tjetër, teke. Llogari? Të dyja i duam, nuk tolerojmë. Ka kohë, kampionati ka edhe 12 ndeshje. Duhet kujdes deri ne fund, por jemi në luftë të katër skuadrat”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!