Vllaznia barazon me Veleçikun në miqësoren e parë, nën drejtimin e trajnerit Hasan Lika. Gjithsesi, klubi nuk kishte mundur t’i siguronte lojtarëve ujin e pijshëm për këtë ndeshje.
Më shumë se miqësorja ndaj Veleçikut, tërhoqi vëmendjen diçka tjetër. Skena e lojtarëve të Vllaznisë, duke mbajtur radhë për të pirë ujë, në një tub plastik, që shërbente për të vaditur barin e fushës.
Klubi më i vjetër në Shqipëri, 9 herë kampion i vendit, pavarësisht se sot në Kategorinë e Parë, nuk kishte siguar as furnizimin me ujë të skuadrës.
Flitet për Vllazninë që, sipas anëtarëve të këshillit bashkiak, pati mbi 1 miliardë lekë të vjetër buxhet nga pushteti vendor. Në fushën e lojës nuk mund të pritej shumë, pasi ishte fillimi.
Vllaznia e Veleçiku i Koplikut e mbyllën në barazim 1-1, por trajneri i shkodranëve, Hasan Lika, nuk e bëri dramë.
Lika: Kërkon të foksuohemi në fushë me impenjmin, me dëshirën, rezultati nuk na kënaq, sepse duhet ta kishim fituar ndeshjen dhe javën që vjen do të planifikojmë që të bëjmë deri të shtunën dy ndeshje miqësore.
Drejtori teknik, Firat, është shprehur se kjo Vllazni del kampione me këtë ekip. Lika flet pak më ndryshe.
Lika: Shumë lojtarë të Vllaznisë janë larguar, nuk është e kollajtë që të zëvendësohen. Është fortë , jo e frikshme. Pamë edhe ndeshjen e sotme ka lojtarë
Trajneri i Veleçikut, Besnik Duli, ishte padyshim i kënaqur.
Duli: Do isha i kënaq edhe me humb 2,3-0 me vllazninë. Ekipi i Vllaznisë e drejtoi pjesën e parë triumfoi mbi ne mbi të gjitha drejtimet, pavarësisht rezultatit minimal 1-0. Ekipi ynë u mbrojt më shumë. Ne jemi një ekip që vijmë nga kategoria e dytë dhe pretendojme me ndenj në këtë kategori. /abcnews.al