Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët të zhvilluar në Bruksel pas hapjes së grupkapitullit të katër të negociatave, vlerësoi mbështetjen e BE.
Gjithashtu ai tha se sfidë mbetet “rishpikja e vetvetes” dhe përkushtimin ndaj punës për rrugën drejt europës.
“Sfida jonë është të rishpikim veten deri në fund dhe kjo është arsyeja përse e përmenda që tashmë kemi një ministri vetëm për Mjedisin. Me një ministër të ri që është negociatori nga pala jonë. Sigurisht, kjo nuk do të ishte diçka që disa vite më parë do e kisha marrë në konsideratë. Por duhet të jemi të përkushtuar ndaj punës dhe ta duam Europën dhe presidencë të saj. Jo Marta nuk duhet të jeni xheloze sepse ju jeni BE ndërsa ata presidencë e përkohshme…”, tha Rama.

