Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vlerësimi i Manastirliut/ Zaloshnja: Caktimi e saj si kandidate nga Rama është ndjekur me interes të lartë

schedule22:57 - 22 Shtator, 2025

schedule 22:57 - 22 Shtator, 2025

TIRANË- Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të caktuar Ogerta Manastirliun, si kandidate të Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës është ndjekur me interes të lartë nga qytetarët.

Kështu u shpreh autori i sondazhit “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, Eduard Zaloshnja.

Ai theksoi se emri i saj duket që është pranuar dhe nga të anketuarit, ku 50.1% e tyre e kanë cilësuar si të aftë për të drejtuar Bashkinë më të madhe të vendit.

“Ai vendim kuptohet se ishte vendim politik. Opinioni publik kishte interes sepse kuptohet se ishte një ngjarje e jashtëzakonshme që të shkarkohet kryetari i kryeqytetit dhe opinioni e ka ndjekur me vëmendjen. Mund të kenë qenë një ndër ngjarjet politike më të rëndësishme të javës që kaloi.

Ne nuk po pyesim politikanë apo juristë, por po pyesim njerëz të thjeshtë me arsim dhe moshë nga më të ndryshe, nga krahina të ndryshme. Ajo [Manastirliu] herët a vonë do jetë kandidate për Tiranën. Rama e ka shpallur që kjo do jetë kandidatja jonë për Tiranën”, tha ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!