Departamenti Amerikan i Shtetit e ka rënditur ish-kreun e KED Ardian Dvorani mes 12 kampionëve kundër korrupsionit. Duke folur rreth këtij vlerësimi të bërë nga SHBA për Dvoranin, gazetari Artan Hoxha në një intervistë me Juli Xhokaxhi në ABC tha se ky është një mesazh nga ana e amerikanëve.
“SHBA është investitori dhe iniciatori kryesor i reformës në drejtësi…Në ato që janë thënë për Dvoranin, nuk marr asgjë 100 për qind të saktë. Qëndrimi i tij aty lejoi, mundësoi vazhdimin e reformës, edhe pse me hapa të ngadaltë. Sulmi që iu bë, është një njeri që ka votuar kundër Metës. Ne pamë nga videot e Dritan Priftit se çfarë ndodhte në nivelet e larta.”
Hoxha u shpreh se Dvorani është një nga njerëzit më të goditur personalisht nga korrupsioni shtetëror pasi humbi vëllain në tragjedinë e Gërdecit.
“U quajt pozitive që ai nuk votoi pro për Metën, por nuk ishte as kundër.”
Duke u kthyer tek vlerësimi që SHBA i bëri ish-kreut të KED, Hoxha tha se mesazhi në këtë rast është si për klasën politike, por edhe për juristët e tjerë të sistemit.
“DASH e ka dhënë një mesazh për këtë çështje, kush tenton të krijojë pengesa ndaj një projekt i të financuar me paratë e amerikanëve. Cilësohet nga këta diplomatë si një kundërshtar i hapur. Ky është një mesazh për ata që mundohen të flasin me simbole, duke dekoruar Dvoranin, ata duan të motivojnë juristët e tjerë, ne na keni mbrapa.”
Sipas Artan Hoxhës, SHBA po ia komunikon me simbole klasës politike dhe juristëve që do ta mbështesë reformën në drejtësi, pavarësisht kostos. sb/abcnews.al/