Kryeministri Edi Rama ndodhet në Peshkopi në takimin përmbyllës elektoral me elektoratin e majtë. Ai tha se vlerat e pronës dhe të territoreve do të rriten për 5 vite dhe se siç u bashkua Dibra me Tiranën do të bashkohet Shqipëria me BE. Rama vijoi më tej duke thënë se me këto ritme, në fund të dekadës ky qark do të ketë 1 milionë turist.
“Vlera e pronës dhe territoreve për 5 vjet do të jenë diçka që nuk imagjinohet. Do të marrin një vlerë të jashtëzakonshme pronat.
Siç u bashkua Dibra me Tiranën do të bashkohet Shqipëria me BE. Mos u cudisni që në fund të kësaj dekade të numërohen 1 milionë turistë. Berati kur morëm detyrën kishte 25’000-30’000 turistë, vjet Berati e mbylli me 1 milion. Kjo është ajo që kam thënë që në fillim, që ky vend është jastëku i gjelbër i Tiranës. 11 maji, duhet kaluar kufiri partiak. Në 11 maj duhet ndarë Shqipëria në BE brenda kësaj dekade, apo Shqipëria mbrapsht prapë në gropë dhe shqiptarët jashtë Europës dhe të huaj në kontinentin që janë një nga popujt më të vjetër. Dibra është grua që në Dibër gratë janë shtyllat e pazëvendësueshme dhe këtë unë nuk e diskutoj fare edhe sikur ta di që gjithë burrat më kthejnë kurrizin.”
/ abcnews.al