Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrohen pasuritë e noteres/ Dyshime për origjinën e tyre, por noterja vazhdon punën në zyrë

schedule12:03 - 29 Shtator, 2025

schedule 12:03 - 29 Shtator, 2025

Tiranë- 18 pasuri me vlerë 3 milionë euro në emër të noteres Sanja Telhallari janë sekuestruar nga Prokuroria e Tiranës, mbi dyshimet se rrjedhin nga aktivitetet kriminale.

Ndonëse ajo vijon punën si notere. Përmes një njoftimi policia thotë se në kuadër të operacionit “Nënshkrimi” u sekuestruan të paktën 12 prona të paluajtshme, kryesisht apartamente dhe biznese në Tiranë, si dhe 5 llogari në banka të nivelit të dytë.

Për ABC News, burime thanë se vetëm para nëpër banka, noteres iu sekuestruan të paktën 200 mijë euro, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga krimi.

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave pranë Policisë së Tiranës nisi hetim për Telhallarin pas një ngjarje të ndodhur në zonën e Astirit më 15 gusht 2023, në tentativën për vjedhjen e makinës së saj luksoze, “Mercedes Benz G Class”, teksa ajo ishte në një kafe.

Nga aty nisën dyshimet që Telhallari nuk mund të justifikonte pasuritë marramendëse që kishte në pronësi.

Nga hetimi në vijim rezultoi se gjatë 11 viteve të fundit, nga 2013-a deri në 2024-ën, Sanja Telhallari, ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e këtyre pasurive të paluajtshme, apartamente, dyqane, vende parkimi dhe vilën në kompleksin “Rolling Hills”.

Investimet e saj duken se janë në makina të shtrenjta, të cilat nuk justifikoheshin nga të ardhurat ekonomike prej punës si noterë. Verifikimi çoi në mospërputhje të dukshme mes të ardhurave të ligjshme dhe shpenzimeve të kryera për këto investime.

Prokuroria dyshon se një pjesë e parave të përdorura për e pasurive të saj, sot të sekuestruara, janë të ardhura të paligjshme të ish-bashkëshortit, Klodian Porja, i cili rezulton në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar me 21 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni.

Prokuroria thotë se sekuestrimi i këtyre pasurive bëhet me qëllim ruajtjen e  hetimit dhe të parandalojë transferimin apo përdorimin e tyre për të fshehur origjinën e paligjshme.

Telhallari, e cila rezulton të ketë ndryshuar edhe emrin vite me parë, duke e bërë nga Sonja në Sanja, Disa muaj më pare i është grabitur vila e saj në “Rolling Hills” nga persona ende të paidentifikuar. Burime pranë policisë konfirmojnë se noterja milionere ka bërë denoncim, ku ka pretenduar se i janë marrë të paktën 3 çanta me sende me vlerë dhe para, por pa dhënë detaje të plota të shumave.

Telhallari është nën hetim në gjendje të lirë dhe vijon punë n si notere, deri në përfundim të hetimeve thotë policia ndonëse pasuritë i janë sekuestruar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!