Pep Guardiola po sheh alternativa të ndryshme për lojtarin që do të zëvendësojë Sergio Agueron sezonin e ardhshëm. “El Kun” ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin anglez dhe do të largohet me parametra zero në fund të këtij sezoni.
Shumë emra po diskutohen nga drejtuesit e “Cityzens” dhe trajneri spanjoll. Një prej tyre është Romelu Lukaku, i cili po bën shumë mirë me Interin në Itali.
Bomberi belg ka shënuar shumë gola me zikaltrit dhe City po tenton ta rikthejë në Premier League. City e tentoi edhe në verë, por klubi italian refuzoi shitjen e 27-vjeçarit.
Telegraph raporton se anglezët nuk janë dorëzuar, ndërsa ka ndryshuar edhe qëndrimi i Interit. Zikaltrit janë gati të lejojnë largimin e goleadorit, por vetëm një kusht: Manchester City duhet të paguajë 105 milion euro për kartonin e tij. /abcnews.al