Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Vlejnë dy euro”, Beatrix Ramosaj reagon pas fotos së Borës dhe Donaldit

schedule11:19 - 29 Gusht, 2022

schedule 11:19 - 29 Gusht, 2022

Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj u rikthyen sërish në qendër të vëmendjes pasi u panë bashkë në Sunny Hill Festival. Ishte Semi Jaupaj, e cila ndau një fotografi ku shiheshin të përqafuar të tre së bashku. “Bashkë përgjithmonë”, shkroi këngëtarja krahas fotos.

I menjëherëshm ka qenë dhe reagimi i Beatrix Ramosaj, e cila krijoi një lidhje me Donaldin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por që përfundoi menjëherë pas përfundimit të reality show-t. Ajo ka ndarë disa fotografi nga festivali Sunny Hill, por vëmendjen e mori komenti që ka lënë.



“2 euro”, ka shkruar këngëtarja duke nënkuptuar se i referohet ish të dashurit të saj dhe Borës. Një ndjekëse i ka shkruar: “Disa vlejnë 2 €, disa janë të paçmueshme”, së cilës këngëtarja i është përgjigjur menjëherë. “Damn! ?❤️ E rond! Hahaha të dua!”, ia ka kthyer Trixa.

Kujtojmë që, kur u pyet disa muaj më parë për thashethemet që qarkullonin se Bora dhe Donaldi janë ribashkuar, Trixa tha se iu uronte jetë të lumtur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!